Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, njëherit deputet i VLEN, Adnan Azizi dje ka qenë i ftuar në emisionin “Dialog në Lajm” në “Lajm TV”.
Mes tjerash, Azizi deklaroi se ka qenë i përfshirë në organizimin e UÇK-së në vitin 2001.
Pas këtyre deklaratave, në redaksinë e Gazetës Lajm kanë arritur disa fotografi të pa publikuara më parë, ku shihet Adnan Azizi në mesin e komandantit të ndjerë të batalionit 4 të Brigadës 112, Shaban Zenuni dhe bashkëluftëtarëve tjerë. Fotografia është bërë në shtabin e UÇK-së në zonën e Dërvenit.
Përndryshe, Azizi ka qenë bashkëpunëtor i afërt me Harun Aliun, i cili u vra bashkë me Shaban Zenunin dhe të tjerë në operacionin misterioz në vitin 2010

