Gerta është munduar mëngjesin e sotëm që të zgjojë Gjestin nga gjumi. Ajo ka shkuar pranë krevatit të tij ku ishte dhe Egli duke bërë make-up dhe i thotë që të zgjohet.
Me shaka, Gerta i thotë të çohet se do të shkojë në shkollë. Gjesti nuk kthen përgjigje në asnjë moment por vazhdon të flejë. Por ishte Egli, ajo që i përgjigjej banores.
Ajo i tha që të ikte pasi nuk merrte audiencë me këto muhabete. Gjithashtu Egli i tha që ‘të shohë se çfarë do bëjnë ata pa u kthyer ai përgjigje’.
Gerta iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Do merret me ty dhe me Rozanën gjithë kohës? Po rrini, përqafohuni e puthuni njëri-tjetrin”.