Bie dhe shpërthen në flakë një avion ushtarak amerikan F-35

Një aeroplan luftarak F-35 është rrëzuar gjatë stërvitjeve në bazën ajrore Ajelson në Alaskë të martën, ndërsa piloti ka katapultuar dhe është i sigurt, njoftuan përfaqësues të bazës.

Piloti ka përjetuar “parregullsi gjatë fluturimit” dhe ka mundur të katapultojë nga aeroplani, deklaroi në konferencën për shtyp koloneli i forcave ajrore amerikane Pol Taunslend në krahun e 354-të luftarak.

Aksidenti ka ndodhur gjatë aterrimit të stërvitjes, thuhet në raport.

Baza ajrore Ajelson në komunikatë theksoi të aksidenti të martën pasdite ka rezultuar me “dëm të madh” të aeroplanit  F-35 Lightning II. “Piloti është i sigurt dhe është dërguar në spitalin ushtarak Baset”, thuhet në komunikatë.

“Ju siguroj se Forcat Ajrore të SHBA-së do të kryejnë një hetim të plotë me shpresën për të minimizuar shanset që ngjarje të tilla të përsëriten”, thuhet nël komunikatëne Taunsend.

F-35 është programi më i shtrenjtë i mbrojtjes amerikane dhe gjeneruesi më i madh i të ardhurave të Lokhid Martin, duke kontribuar rreth 30 për qind në fitimet e përgjithshme. Lokhid tha më herët të martën se do të ishte më pak fitimprurës sesa pritej në vitin 2025, pjesërisht për shkak të prezantimit të vonuar të përmirësimeve të F-35.

Pentagoni planifikon të shpenzojë 1.7 trilionë dollarë për programin F-35, duke përfshirë blerjen e 2.500 aeroplanëve gjatë dekadave të ardhshme. 

Share link