Bekim Jashari nipi i komandantit legjendar Adem Jashari në rrjetet sociale në një shkrim të publikuar ka kujtuar telefonatën që nuk u realizua asnjëherë, transmeton TV21. Jashari kujton marsin e 1998 që për tre ditë radhazi janë munduar të lidhen në familjen në Prekaz, por ai telefon nuk u hap asnjëherë.
“Tre ditë radhazi, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, u munduam shumë që të lidhemi me familjen tonë në Prekaz. Telefoni nuk u hap asnjëherë. Heshtja ishte e rëndë, por askush prej nesh nuk mundi ta imagjinonte atë që po ndodhte në të vërtetë.
Më 8 mars, në vend që të dërgonim urimet tona për nënën Zahide, nënën Feride, Adilen, Zarifën dhe vajzat e familjes sonë, morëm lajmin që na theu shpirtin por na e rriti krenarinë, rënien e tyre heroike”, ka shkruar mes tjerash Bekim Jashari.