Arrestohet edhe N.M. nga Piroku i cili shfrytëzoj bashkë me L.Z nga Bogovina gruan e këtij të fundit

Policia ka arrestuar një person me inicialet N.M., banor i fshatit Pirok, i dyshuar për përfshirje në një rast të rëndë shfrytëzimi dhe trafikimi të gruas së shokut të tij të cilët të dy e shfrytëzuan për prostitucuon!

Ai akuzohet se ka ndihmuar L.Z. për të trafikuar dhe shfrytëzuar bashkëshorten e këtij të fundit për përfitime financiare dhe sigurimin e lëndëve narkotike.
N.M. u dërgua në paraburgimin Shutkë!

Si ndodhi rasti?

Sipas hetimeve të prokurorisë, viktima ishte e martuar për nëntë vite me L.Z., i cili e ka mbajtur nën kontroll të plotë përmes dhunës dhe kërcënimeve. Ai e ka detyruar të prostituojë në Tetovë dhe Gostivar, duke e shitur për para ose drogë (kokainë). Pas çdo akti, ai e rrihte dhe e keqtrajtonte rëndë, madje edhe duke e djegur me cigare. Viktima ishte gjithmonë nën mbikëqyrjen e tij, madje ai e kontrollonte me video-thirrje për të siguruar që ajo nuk largohej nga skema e shfrytëzimit.

Vendimi i gjykatës

Pas arrestimit, Prokuroria për Krim të Organizuar kërkoi paraburgim për N.M., L.Z dhe disa persona të tjerë të përfshirë. Gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe caktoi masën e paraburgimit, duke i mbajtur të arrestuarit deri në përfundim të hetimeve.

Dënimet e mundshme

Sipas Kodit Penal, vepra e trafikimit të qenieve njerëzore dënohet me të paktën 4 vite burg, ndërsa klientët që kanë paguar për shërbime seksuale të detyruara mund të dënohen nga 6 muaj deri në 5 vite burg.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht këtë rast të rëndë.

Share link