Aksioni i policisë për blerjet e dyshimta të derivateve, këto janë personat të cilët po hetohen

Vijon aksioni i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë për dyshime për blerjet e mazutit të dëmshëm përmes kontratave fiktive, jozyrtarisht, në vlerë të 10 miliardë denarëve, transmeton TV21. Informacionet e para thonë se bëhet fjalë për një rrjet të importuesve, të cilët dyshohen se në mënyrë ilegale kanë shpërndarë derivate me origjinë dhe cilësi të dyshimtë.

Por kush janë personat të cilët po i hetojnë autoritetet? Personat të cilët janë të dyshuar për këtë rast dhe raste të tjera, e që po merren në biseda informative, e disa prej tyre janë në ikje.

Jozyrtarisht TV21 mëson se i dyshuar është edhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, i cili është në arrati për një rasti tjetër.

Share link