Abdixhiku takon banorët e Rekës së Keqe: Ringritja historike e LDK-së po jehon gjithandej

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti takim sot me banorët e Rekës së Keqe në Gjakovë.

Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se ringritja historike e LDK-së po jehon gjithandej.

Para banorëve të Rekës së Keqe, Abdixhiku shpalosi projektet për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për çdo familje në Kosovë.

“Takimi i parë, Rekë e Keqe, Gjakovë! Edhe këtu qenkemi bërë një! Ringritja historike e Lidhjes Demokratike po jehon gjithandej! Në këtë fshat të vogël me njerëz të ndershëm e punëtor, ndamë vizionin tonë me projekte për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për çdo familje në Kosovë.  Faleminderit  Shefqet për organizimin e shkëlqyeshëm, suksese kandidatëve nga kjo anë: Shefqet Shehu, Zef Morina, Sevdije Lama, Valon Bellanica dhe Muharrem Kurti.  Ndryshmin e bëjmë bashkë!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Share link