Izet Mexhiti: Lëvizja Demokratike po konsolidohet çdo ditë pa ndalur


Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka njoftuar për konsolidimin e degës së kësaj partie në Jegunovcë duke shtuar se LD çdo ditë e pa ndalur Lëvizja Demokratike po konsolidohet.
Çdo ditë e pa ndalur Lëvizja Demokratike po konsolidohet. Duke u zgjeruar vazhdimisht, LD-ja po e thellon lidhjen politike me shqiptarët dhe po bëhet më gjithpërfshirëse.

Këtë të shtune organizuam Kuvendin e degës së LD-së në Komunën e Jegunovcit, ku me shumicë votash delegatët ia besuan udhëheqjen Besar Shaqirit. Nga Jegunovci vazhduam në Tearcë, ku delegatët në mënyrë transparente e demokratike, bash siç i shkon LD-së, zgjodhën Veton Amitin si liderin tonë në këtë degë.

Share link