Megawer për Anadolu konfirmoi se edhe kamionët e ndihmave humanitare do të vazhdojnë të hyjnë në Gaza përmes anës egjiptiane të kalimit Rafah para se të ridrejtohen në vendkalimet Kerem Shalom dhe Nitzana
Guvernatori i Sinait të Veriut, Khaled Megawer ka bërë të ditur se kalimi kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Gazës do të hapet sot për të transportuar individë të plagosur pasi pala palestineze të jetë gati, raporton Anadolu.
Megawer për Anadolu konfirmoi se edhe kamionët e ndihmave humanitare do të vazhdojnë të hyjnë në Gaza përmes anës egjiptiane të kalimit Rafah para se të ri-drejtohen në vendkalimet Kerem Shalom dhe Nitzana.
Vendkalimi Rafah, një rrugë jetike për ndihmën humanitare në Gaza, është mbyllur që nga maji i vitit të kaluar pas ofensivës tokësore të Izraelit në qytetin jugor Rafah të Rripit të Gazës.