Një person ka raportuar në polici të mërkurën se në lokalin e tij në Fushë Kosovë, tre arkatarë kanë shitur produkte me çmim tjetër.
Referuar raportit 24-orësh të policisë, thuhet se ata i shiten produktet me çmimet që nuk ishin reale.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë keqpërdor pozitën e tyre si arkëtarë në lokalin e tij kanë duke shitur produkte me çmime që nuk ishin reale. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim