Fatmir Limani Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë : “Angazhim i përbashkët për përmirësimin e cilësisë së edukatës dhe arsimit parashkollor: Takimi mes Fakultetit Filozofik dhe Bankës Botërore”

Në takimin e zhvilluar mes dekanit të Fakultetit Filozofik, prof. dr. Oliver Bakrevski dhe specialistës së lartë për arsim nga Banka Botërore, Bojana Naceva, u konfirmuan angazhimet e përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së edukatës dhe arsimit parashkollor. Pjesëmarrësit u pajtuan se me punë të përbashkët dhe angazhim të gjithanshëm mund të arrihen rezultate më të mira për fëmijët, duke theksuar rëndësinë e investimit në zhvillimin e burimeve njerëzore për të mbështetur zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur për gjeneratat që do të vijnë.

Share link