Në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, dha një mesazh të fuqishëm për të gjithë qytetarët, investoni në vete, sepse tregu i punës po ndryshon me shpejtësi!
Përmes Planit Operativ për vitin 2025, ministria hap programe për trajnim në teknologjitë e informacionit, inteligjencën artificiale, rrjetet kompjuterike dhe marketingun digjital, duke i dhënë shans të barabartë çdo qytetari që dëshiron të ecë përpara.
“Ne po investojmë në aftësitë e qytetarëve tanë për një të ardhme të sigurt. Kush mëson sot, nesër do të ketë punë!”, bëri të ditur ministri Durmishi.
Ministria gjithashtu është duke përgatitur një ligj të ri për të garantuar sigurinë dhe shëndetin në vendet moderne të punës.