Moti paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Pasdite do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me reshje lokale të shiut dhe paraqitje të bubullimës.
Sipas parashikimit të DPHM-së, proceset do të jenë më intensive në fund të ditës dhe gjatë natës, ku do të marrin formën e stuhive me më shumë reshje të shiut, bubullimës dhe erëra të fuqishme.