S’rahatohet Fero, merr avokat burrin e Adelina Tahirit

Në betejën e tij me Arbenitën për kujdestarinë e vajzës, Ninës, Fero si duket nuk po rehatohet me avokatë.

Pasi ndryshoi avokatin paraprak për t’i besuar çështjen Bedrie Rexhepit, nuk ka vonuar shumë për ‘transferin’ e radhës.

Reperi i rikthyer në skenë, tani e tutje, procesin në fjalë do t’ia besojë Serjoza Markovit, burrit të këngëtares Adelina Tahiri.

Markov, njihet si një ndër avokatët më të mirë në Maqedoninë e Veriut, e njëkohësisht edhe ndër më të pasurit.

“Në duar të sigurta. Procesi nuk është i lehtë por drejtësia e ka rrugën e vetë”, është shprehur ai në Instagram.

Kujtojmë se Fero që kur e ka nisur publikisht këtë betejë, përmend shpesh avokaten e Arbenitës, Blinera Osmanin duke iu referuar si ‘motra e Presidentes’, tendencë kjo për të ilustruar se sipas tij, palët janë të pabarabarta në këtë proces. /Prive By Liberta Spahiu

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *