Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit para betimit si deputet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit, transmeton Telegrafi.

“Që nga data 23 mars kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar I qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025 dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar”, thuhet në letër.

Letra vijon “Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së nëntë, po e përcjelli edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartëcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *