Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore të shtetit me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 18 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të DPHM, prej sot vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut.
“Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme jugore”, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.