Artim Shaqiri emërohet koordinator për ekipet e moshave 2007-2012

Ish-futbollisti Artim Shaqiri emërohet koordinator për ekipet e moshave 2007-2012, bëjnë të ditur nga FMM përcjell TV21.

“Artim Shaqiri dhe Sasho Miloshevski janë emëruar si koordinator për kategoritë nga 2007 deri 2013. Do të ndjekin çdo fëmijë, ato do të jenë mbështetje direkte për përzgjedhësit dhe do të ofrojnë analiza cilësore për çdo gjeneratë”, deklaroi Gjorgi Hristov – drejtor teknik për kategoritë e reja.

Siç bëjnë të ditur nga FFM një tjetër risi është vendosja e sistemit të video-analizës në fushë që deri më tani nuk ka qenë pjesë e përzgjedhjeve të të rinjëve.

Kujtojmë se Artim Shaqiri ka luajtuar në shumë ekipe të vendit por edhe në një numër të madh kampionatesh të europës, si në Kampionatin Anglez, Kampionatin Gjerman, Kampionatin Suedez. Artim Shaqiri ka luajtur 67 ndeshje për kombëtaren e Maqedonisë dhe është lojtari që mban rekordin e ndeshjeve të zhvilluar për këtë kombëtare.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *