“Thënia popullore thotë se ‘Ai që del nga grupi, do ta hajë ujku’” – thotë Kasami teksa flet për Taravarin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka folur për situatën në VLEN dhe çështjen e daljes ose jo të Arben Taravarit nga ky koalicion, transmeton TV21.

Në intervistë për “Radio Evropën e Lirë” në gjuhën maqedonase, Kasami tha se VLEN do të jetë e fuqishme edhe nëse del Taravari, ndërkaq ka kujtua edhe një thënie popullore.

“Unë vlerësoj se VLEN-i peshon, të mos them më shumë, por aq sa pa Taravarin sa vlente dhe peshonte sa me të. Sërish, aktorët tjetër janë këtu. Nga ana tjetër, me çdo anëtarë në një familje, në një koalicion, madje edhe një parti, ka vlerë, sepse ndonjë do të jetë brenda. Por, kushdo që del, automatikisht krijon mundësi që ndokush të hyjë. Unë vlerësoj se humbësi më i madh do të jetë ai që do të dalë në rastin me koalicionin VLEN. Thënia popullore thotë: “Ai që ndahet nga grupi, do ta hajë ujku”. Në këtë rast, mendoj se VLEN-i do të vazhdojë më fuqishëm”, tha Kasami.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *