19 tetori ishte data kur drejtuesja e Top Media, Lori Hoxha i dha fund beqarisë.
Përkundër shumë të ftuarve në një event përrallor në Tiranë, asgjë thuajse nuk u pa për publikun.
Kjo, falë kërkesës së çiftit të cilën të gjithë të ftuarit e respektuan me përpikmëri të plotë.
As edhe një foto e përbashkët e çiftit nuk rodhi në rrjet, në një rast të paprecedent për fytyrat publike shqiptare që shpesh kanë synuar privatësi por nuk ia kanë dalë një gjëje të tillë.
Megjithatë, kurreshtjen për Lori Hoxhën nuse e mbyllim sonte!
Prive By Liberta Spahiu ka arritur të sigurojë dy foto të saj dhe partnerit Vis Bajraktari nga mbrëmja magjike e kurorëzimit të dashurisë së tyre shumëvjeçare.
Lori dhe Visi shkëlqejnë krah njëri-tjetrit.