Një ndër emrat më të njohur të menaxhimit muzikor në trojet shqiptare, Faton Shoshi, ka zyrtarizuar bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtaren e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj.
Me një karrierë të konsoliduar në prapaskenë dhe me dhjetëra suksese të njëpasnjëshme, Shoshi ka dëshmuar ndër vite se di ta drejtojë dhe ta çojë përpara çdo projekt muzikor me profesionalizëm, vizion dhe ndjeshmëri ndaj artistit.
Nga ana tjetër, Xhensila është një nga zërat më të veçantë dhe më të pëlqyer në skenën shqiptare, me një stil që kombinon elegancën, ndjeshmërinë dhe modernitetin. Ky bashkëpunim i ri vjen në një moment kur ajo është e gatshme për hapa të rinj e të guximshëm në karrierë.
“Building legacy, one artist at a time. Mirësevjen në team, Xhensila Myrtezaj!”, shkroi Shoshi në Instagram, duke dhënë lajmin për këtë përforcim të ri në skuadër.
Të dy emrat sjellin një balancë të bukur mes përvojës dhe freskisë, dhe publiku me siguri do të presë me kurreshtje projektet që do të vijnë nga ky bashkëpunim. /Prive By Liberta Spahiu