MPB paralajmëron qytetarët për “fishing”: Kujdes gjatë hapjes së linqeve, mos i shënoni gjithkund të dhëna personale!

Nga Ministria e Punëve të Brednshme apelojnë deri te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar ndaj sulmeve “fishing”, të cilat kanë për qëllim që t’i mashtrojnë qytetarët dhe t’ua marrin të dhënat e tyre personale ose financiare. Nga MPB thonë se sulmet “fishing” më së shpeshti zbatohen përmes mesazheve të rreme elektronike, ueb-faqeve ose mesazheve në rrjetet sociale, të cilat duken se vijnë nga burimet e besueshme, siç janë bankat, institucionet shtetërore ose kompanitë e njohura.

“MPB u bën apel qytetarëve që të mos hapen linqet ose shtojcat nga е-mesazhet e dyshimta, të verifikohet adresa e dërguesit – institucioneve zyrtare dhe kompanive që përdorin domenet zyrtare, të mos futen të dhënat personale (emra përdoruesish, fjalëkalime, numra të kartelave pagesore) në ueb-faqet e dyshimta, të përdoret autentifikimi dyfaktorësh (2FA) për mbrojtjen plotësuese të llogarive dhe denonconi mesazhet e dyshimta te institucionet kompetente ose në bankën tuaj”, thonë nga MPB.

Shtojnë se kjo dukuri është vërejtur se zbatohet nga mashtruesit edhe te të punësuarit nëpër kompani të ndryshme.

“Ju informojmë se është vërejtur dukuria e dorëzimit të faturave të rreme për pagesën e mjeteve në të holla në adresat elektronike të të punësuarve në personat juridik të cilët janë të autorizuar për të njëjtën, në emër të udhëheqësve të personave juridik, por nga adresat e rreme elektronike”, shtojnë nga MPB.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *