Balje: Kemi 20 vjet që presim për një Komunë boshnjake

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë një reagim të gjatë lidhur me kërkesën e saj për krijimin e një komune boshnjake në Kosovë, kusht ky edhe për përfshirjen e saj në koalicionin qeverisës, si për Kurtin si për partitë opozitare.

Balje ka thënë se kanë gati dy dekada që presin për krijimin e një komune të tillë, dhe shton se s’kishin kërkuar një gjë të tillë në Vjenë kur flitej për pavarësinë, kohë kur serbët kishin bërë presion për të pasur komunat e tyre.

“Ne nuk kërkuam komunë në Vjenë kur serbët bënin presion për komunat e tyre, por pritëm ta bëjmë atë në përputhje me ligjet tona (kemi 20 vjet që presim)”, ka shkruar Balje.

Ajo thotë se s’po kërkojnë komunë një-etnike.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *