​Rusia vazhdon propagandën kundër Kosovës në OKB

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, ka vazhduar edhe sonte propagandën e tij kundër Kosovës, duke u ankuar ndaj qeverisë aktuale por nuk la pa përmendura edhe armatimin që ka në plan të blej Kosova.

Ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e nisi fjalimin duke kritikuar ministren e jashtme të Kosovës, Gërvala, duke thënë se nuk respekton etiken e këtij institucioni.

Ai kritikoi BE duke thënë se nuk ka asnjë ndikim ndaj Albin Kurtit, derisa Kurti po nxit qeverisjet lokale që të bëjnë sipas tij, spastrim etnik të serbëve nga Kosova

“Është bërë shpallja për tranzicionin në fazën përfundimtare të Ushtrisë së Kosovës duke marrë materiale edhe nga vendet e NATO-s, po flasim për drona, automjete të blinduara, sistem anti tank, artileri dhe armatime të tjera. Planet e tyre për të blerë edhe sistem të mbrojtës ajrore por edhe helikopter, po vihen baza për industrinë e mbrojtjes lokale dhe këto të gjitha janë shkelje flagrante të rezultues 12 44. Jemi të brengosur fuqimisht me nënshkrimin më 18 mars nga Zagrebi, Tirana dhe Prishtina, një lloj deklarate të përbashkët në fushën e mbrojtjes”, tha ai.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *