Masar Omeragiq në Daily Click! “Ndarje në futboll sipas përkatësisë etnike nuk do të ketë”

Derisa unë jam kryetar, në futboll nuk do të ndahen funksione sipas përkatësisë etnike, tha kryetari i FFM Masar Omeragiq në Daily Click. Ai thotë se për të ka vetëm punëtorë të mirë dhe të këqij në futboll, dhe në bazë të kësaj do ta ndërtojë ekipin e FFM-së.

“Për mua, derisa unë jam kryetar, në futboll nuk do të ketë ndarje në maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, boshnjakë, vllahë, romë etj. Për mua do të ketë njerëz të mirë dhe të këqij, punëtorë të mirë dhe të këqij në futboll. Ndarje sipas përkatësisë etnike në futboll nuk do të ketë”, tha Masar Omeragiq.

Komentimet në publik filluan kur doli lajmi se Leonid Jandriovski është sekretari i përgjithshëm i FFM i cili vjen në vendin e Drilon Ganiu. Omeragiq me sqarim:

“z.Drilon Ganiu këtë e dinte. Ne jemi marrë vesh se deri në asamblenë zgjedhore do të jetë u.d. sekretar i përgjithshëm dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me përkatësinë etnike as të Drilonit e as të Leonidit”, deklaroi Omeragiq.

Thotë se përfaqësuesja e futbollit është shembulli për multietnicitet e cila funksionon në mënyrë të përsosur.

“Përfaqësuesja jonë e futbollit është shembull se çfarë është Maqedonia, ku marrin pjesë të gjitha etnitë. Enis Bardhi është një djalë fantastik, Alioski… Nuk dua ndarje të tilla, nuk dua as të flas”, tha ai.

Kryetari i FFM, Omeragiq foli edhe për pritjet në kualifikimet për kampionatin botëror. Pas fitores dhe remisë në dy xhirot e para, shpreson se kualifikimet do t’i mbarojmë në një nga dy vendet e para në grup. Për Milevski si seleksionues, tha se është vendim i tij dhe mendon se është i arsyetuar në aspekt të futbollit. Premton se gjatë mandatit të tij do ta përmirësojë cilësinë e futbollit të Maqedonisë, infrastrukturën ndërsa fokusi do të jetë drejt të rinjve të cilët, siç tha, janë e ardhmja jonë.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *