“Ne vazhdojmë në Qeveri, por nëse VLEN shkrihet – për hajër u qoftë, i përgëzoj” – tha Taravari

“Ne (ASh) në Qeveri normalisht vazhdojmë. Nëse VLEN vendos të bashkohet, ne s’kemi qare tjetër, vazhdojmë me grupin tonë parlamentar. Ne vazhdojmë në Qeveri”.

Kështu Arben Taravari në Click Plus ka bërë të ditur se nuk ka në plan të largohet nga Qeveria edhe nëse VLEN vendos të shkrihet si parti pa Aleancën për Shqiptarët.

“Nuk është vënë në pikëpyetje. Tash për tash… Do ta sqaroj për publikun… Ne do të mundohemi deri në atomin e fundit që ta mbajmë VLEN-in. Në qoftëse ka një vendim që unë s’e di, e që është se ata do të bashkohen, unë do të tentoj që a mund ta mbajmë VLEN edhe Aleancën për Shqiptarët. As që na kanë thënë, as e kanë biseduar, as qe e kemi diskutuar, as që e kemi hapur si temë. Nëse do të na thonin bisedoni me organet partiake, do t’i kisha thirr Kuvendin dhe do ta bisedonim. Këtë do ta diskutonin që dje… Nëse na jepet mundësi që ta bisedojmë edhe për shkrirje para zgjedhjeve, për hajër ju qoftë. I përgëzoj dhe i përkrahi”, tha Taravari në Click Plus në TV21.

Share link