Në Tetovë arrestohet 35-vjeçari që kishte ikur nga burgu i Idrizovës

Në Tetovë dje është arrestuar një i arratisur nga burgu dhe është kthyer në burgun “Idrizovë”, për vuajtje të dënimit me burg. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se dje në orën 16:30 në rrugën “168” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar F.S. (35) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga Institucioni ndëshkues-korrektues  Idrizovë.

“F.S. u dënua me gjashtë vjet e 10 muaj për vepra të kryera penale nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal dhe kishte edhe një vit 10 muaj e 6 ditë për të kryer dënimin. Ai është dërguar INK Idrizovë për të vuajtur dënimin”, informoi MPB-ja.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *