Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e parë të Fitër Bajramit ka shqiptuar 784 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, janë evidentuar 51 aksidente në trafikun rrugor, 1 me fatalitet, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 27 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 4 persona, 3 janë dërguar në mbajtje.