ASh Vrapçisht: Qëndrimi i Isen Shabanit si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale është personal, jo i partisë

Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht nëpërmjet një postimi ka informuar opinionin se qëndrimi i kryetarit të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani për kandidaturë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale është qëndrim personal i tij dhe jo i strukturave të Aleancës në degën e Vrapçishtës. 

“Dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapcisht qëndron pas çdo vendimi në fuqi që ka marë Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Sa i përket zgjedhjeve lokale që vijnë dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrpaçisht do të jetë në koordinim të plotë me organet qendrore të partisë”, ka njoftuar Zulhajrat Demiri, kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Vrapçisht.

Share link