U merren licencat 479 kompanive ndërtuese! Nikolloski: Qëllimi s’është të dënojmë, kompanitë janë pajtuar me kushtet

Nga kontrollet e deritanishme në pjesën e punës së ndërtimit të 3.100 kompanive, te 479 u konstatuan parregullsi dhe për shkak të kësaj do t’u merren licencat, përcjell TV21. Këtë e tha ministri për transport Aleksandar Nikolloski i cili nuk precizoi se këto kontrolle kanë të bëjnë me numrin e nevojshëm të të punësuarve dhe se në të ardhmen do të bëhen në çdo 6 muaj.

“Qëllimi nuk është të dënojmë, qëllimi është kompanitë që vetë janë pajtuar për kushtet që i parasheh ligji që në vazhdimësi t’i plotësojnë, për shkak se fenomeni është se në momentin e dorëzimit të kërkesës i plotësojnë kushtet dhe pastaj ndalen t’i plotësojnë”, deklaroi Aleksandar Nikolloski, ministër për Transport.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *