Miqtë, librat dhe një ndërgjegje e qetë – kjo është jeta! Nga sot, një sfidë e re dhe një rrugëtim i ri fillon për Binas Pajazitin në IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë. Me përkushtim dhe dashuri për librin, ai synon ta pasurojë këtë institucion kulturor, duke e bërë një vatër të dijes dhe frymëzimit për të gjithë lexuesit.
