Prokuroria kërkon paraburgim për 44-vjeçarin nga Shkupi, i cili vodhi rreth 10 mijë euro në një këmbimore në Shkup. Sipas informacioneve nga autoritetet hetimore I dyshuari ka shfrytëzuar një moment kur punonjësi është larguar për një kohë të shkurtër nga zyra për shkak të detyrimeve të punës, ka marrë paratë nga arka dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari u arrestua menjëherë. Prokuroria thotë gjithashtu se i dyshuari ka qenë edhe më herët i dënuar, ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar procedura të tjera penale. Për shkak të rrezikut të arratisjes është kërkuara caktimi i masës së paraburgimit. /Alsat.mk
Paraburgim për 44 vjeçarin, dyshohet për vjedhjen e 10 mijë eurove
