“Në gatishmëri të plotë edhe spitali i Tetovës”! Kasami: Ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave në Koçan

I pari I Lëvizjes Besa, njëherit edhe kryetari I Komunës së Tetovës, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve nga tragjedia në Koçan. Kasami tha se përveç institucioneve, në gatishmëri të plotë për të plagosurit është edhe Spitali i Tetovës.

“Lajmi tragjik nga Koçani ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot. Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente pikëllimi, u shprehim ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave, solidarizohemi me ta dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarëve!
Institucionet janë në dispozicion për të ndihmuar familjarët dhe të lënduarit dhe gjithashtu në gadishmëri të plotë për të plagosurit është edhe spitali i Tetovës.
Urojmë që të zbardhet rasti sa më shpejtë me shpresë se raste të tilla nuk do na përsëriten në të ardhmen”, ka shkruar Kasami.

Share link