Seleksionuesi i Maqedonisë, Blagoja Milevski, publikoi listën me 27 lojtarë të përfaqësues për dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, i cili fillon këtë muaj. Lluka Stankovski është emër i ri, ndërsa Agon Elezi serish kthehet në përfaqësuese.
Maqedonia fillimisht do të luajë si mysafire ndaj Lihtenshtajnit më 22 mars në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues, ndërsa më pas, më 25 mars në orën 20:45, në arenën “Todor Proeski” në Shkup, do të presë Uellsin.
Milevski kërkoi mbështetje sa më të madhe nga tifozët, transmeton TV21.
“E shfrytëzoj këtë mundësi t’i bëj apët të gjithë tifozët e sportit dhe futbollit dhe mbështetës të cilit do ekipi përfaqësues. Gjithmonë kur luan Maqedonia pa marrë parasysh është futboll, hendboll, basketboll apo volejboll, është obligim i jonë të japim mbështetjen si qytetarë të këtij shteti dhe shpresoj që ta kemi në numër sa ma të madh”, deklaroi Bllagoja Milevski, seleksionues i Maqedonisë.