“Flijova gjithçka për të riatdhesuar Ali Ahmetin” – Fatmir Limani konfirmon se i refuzohet viza amerikane

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani ka konfirmuar se i është refuzuar viza amerikane dhe nuk i lejohet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton TV21.

Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, Limani ka zbuluar shkaqet, të cilat sipas tij kanë të bëjnë me aktivitetin e tij gjatë luftës së 2001.

“ALI AHMETI!
Arsyeja e “pengesës së lëvizjes” së lirë është nga fakti që flijova gjithçka, për të riatdhesuar Ali Ahmetin (bashkë me fëmijët dhe shokët e tij) në vendlindje me forma dhe mënyra të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare.
Kjo le të shërbejë si rikujtim për gjeneratat pasuese që të jenë të kujdesshëm, se cilit i besojnë dhe për çka vetëmohohen deri në masën e prangosjes së përjetshme.

● Nëse duani shpjegim më të qartë.., i thuani Ali Ahmetit të zgjedhi një televizion debativ dhe u sqaroj…

*Mua veprimtaria atdhetare më ndëshkon, ndërsa lloji juaj ndëshkohet për krime dhe vjedhje”, shkroi Limani.

Share link