Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, bën të ditur se në orët e vona të pasdites së sotme, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Byrosë për Siguri Publike dhe MPB-së, janë duke kryer bastisje në disa lokacione në mbarë vendin.
Siç thonë nga prokuroria, bastisjet janë me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, në lidhje me kryerjen e veprave penale në lidhje me blerjen e derivateve.