Koalicioni VLEN nxit masa që synojnë mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit. Në këtë drejtim, miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, i cili obligon tregtarët të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe konkurrencës më të ndershme në treg.
Kjo mundëson që çmimet e produkteve bazë nuk do të fryhen sipas nevojave përfituese të tregtarëve që synojnë të pasurohen në kurriz të popullit. Pra, nuk mundet më që brenda natës të ngriten çmimet e produkteve ushqimore. Sepse, kjo rëndonte xhepat e qytetarëve tanë me çka shpenzimet mujore veçse shkonin e rriteshin edhe më shumë.
Kjo epokë mori fund, aq më shumë tani kur kemi hyrë edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët myslimanë dhe gjithë qytetarët tjerë kanë nevojë të mbushin sofrat plotë e të solidarizohen me njëri tjetrin. Tani më përmes masës së lartpërmendur qytetarët do të kenë mundësi të mbushin shportat me çmime reale të tregut, dhe jo me çmime që ndryshojnë brenda natës në mënyrë të jashtëligjshme.