Si ndodhi djegia e lokaleve në Tregun e Gjelbër – flet komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë (VIDEO) 

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, gjashtë lokale në Tregun e Gjelbër në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri.

Mal Gashi, ushtrues detyre i komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, ka shpjeguar se informacioni për zjarrin është marrë rreth orës 05:45, njofton Klankosova.tv.

Reagimi ka qenë i menjëhershëm, dhe ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për të ndaluar përhapjen e flakëve, pasi lokalet ishin të afërta dhe mund të shkaktonin dëme më të mëdha, ka thënë Gashi, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Zjarri ka shpërthyer në hyrje të tregut, në zonën ku shiten rroba. Burimet e zjarrit ende nuk janë të qarta dhe hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar shkaqet.

Zjarri është shuar plotësisht dhe nuk ka pasur rrezik për përhapjen më tej të flakëve./Klankosova.tv.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

Share link