Të të mbajnë drejtor me zor! Fatlind Ajdinit dy herë nuk ia pranojnë dorëheqjen

Edhe pse Fatlind Ajdini ushtrues i detyrës drejtor i Qendrës për Kulturë në Tetovë dy herë ka dhënë dorëheqje, Ministria e Kulturës nuk ia kanë pranuar asnjërën dhe siç tregon ai, nuk i kanë dhënë asnjë sqarim se pse.

“Arsyeja për dorëheqjen time janë pamundësia për të menaxhuar me projektin e madh të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Është një ndër investimet më të mëdha buxhetore për vitin 2021 dhe i është dhënë në dorëzim një institucioni të vogël siç është Qendra e Kulturës e cila nuk ka kapacitete, kuadro për të menaxhuar një projekt kaq të madh. Kjo është arsyeja kyçe dhe e vetme për dhënien e dorëheqjes”, tha Fatlind Ajdini – u.d drejtor i Qendrës për Kulturë – Tetovë.

Share link