Një situatë e paprecedentë u regjistrua së fundmi teksa protagonist u bë komentatori kosovar, Andin Lokaj, i cili është larguar nga televizioni, Artmotion.
Bordi ka vendosur që Lokaj të largohet nga komentimi i ndeshjes, Juventus – Inter pas fyerjeve të vazhdueshme që bëri ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit. Këto ishin disa fjalë që Lokaj i tha gjatë komentimit:
“Shpresojë që kryeministri ynë nuk po më dëgjon sonte, është kryeministri më hajvan në histori të njerëzimit”.
Ai u zëvendësua nga një komentator tjetër dhe ndaj tij pritet të merren masa të rrepta. Kujtojmë që Lokaj në të kaluarën ka bërë komente aspak të hijshme edhe për kombëtaren shqiptare.