Berisha sot në SPAK, PD paralajmëron protestë

Kryedemokrati Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ndërkohë, strukturat e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar protestë para ambienteve të SPAK, ashtu siç ka ndodhur çdo herë që kreu i tyre është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Të dashur miq. Nesër ditën e hënë në ora 09:30 sërish Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it! Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty. Në ora 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin drejtuar strukturave të PD-së.

Të premten (14 Shkurt 2025), Berisha theksoi se do të shkojë në Prokurorinë e Posaçme, teksa tha: Edhe po e bënë çdo javë, çdo javë do të shkoj. Gjithë kohën konferencë për shtyp do bëj.

Kryedemokrati e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të tyre./tvklan.al

Share link