Rryma në Maqedoni, më e shtrenjta në rajon! Qytetarët me reagime: Faturat e janarit, dyfish më të larta

Qytetarët Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon, konfirmon Eurostat. Të dhënat e fundit të publikuara për vitin e kaluar tregojnë se edhe para rritjes së çmimit të energjisë elektrike këtë vit, amvisëritë vendase paguanin kilovatin më të shtrenjtë në rajon. Pra, me një çmim mesatar vitin e kaluar prej 5,8 denarë për kilovat/orë, jemi të parët në rajon pas Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët kanë 5,7 dhe 5,5 denarë. Dhe shumë më përpara Kosovës, ku çmimi është 4 denarë për kilovat, që është 30% më lirë se këtu. Edhe qytetarët e Hungarisë, anëtare e BE-së, paguajnë çmim mesatar më të ulët se amvisëritë në Maqedoni – 5,29 denarë për kilovat orë

Energjia elektrike për amvisëritë është rritur mesatarisht për 0.92% që nga janari. Por ajo që “rëndon” faturat është tarifa e rrjetit. Është e njëjtë për të gjitha blloqet dhe është 2,14 denarë. Por ndonjëherë edhe dyfishon faturën e energjisë elektrike.

Nëse me vendimin e ri për bllokun e parë çmimi i energjisë është 4,44 denarë, çmimi total që paguajnë qytetarët bashkë me tarifën e rrjetit është 6,58 denarë për kilovat orë. Çmimi total për bllokun e dytë është 7,71 denarë, për bllokun e tretë është 9,57 denarë. Në bllokun e katërt është 20,4 denarë, ndërsa çmimi i tarifës së lirë është 4,12 denarë.

Nëse merret parasysh çmimi më i lirë, vetëm ai për bllokun e parë prej 6,58 denarë, del se aktualisht paguajmë kilovatin më të shtrenjtë në rajon. Qytetarët tashmë kanë reaguar ndaj faturave të rritura për muajin janar – disa kanë marrë 8.500 denarë për ngrohjen e banesës prej 40 m², të tjerëve nga 7.000 denarë faturat u janë rritur në 16.000 denarë. EVN Home ka pranuar 1,385 kërkesa për korrigjime të faturave në janar, dhe 898 kërkesa në dhjetor. Ata që nuk arritën të merrnin korrigjim iu drejtuan edhe KRRE-së. Por derisa presin përgjigje, qytetarët do të duhet të paguajnë faturat.

Share link