Të mërkurë në mbrëmje zbritën në parket të 30 skuadrat e NBA, vetëm 1 ditë përpara ndërprerjes së sezonit të rregullt, për shkak të zhvillimit të ndeshjes spektakolare të All Star Game, këtë të diele.
Cleveland e mbyll në krye këtë pjesë të sezonit në NBA, pas një tjetër fitoreje me shifrat 131-108 në fushën e Toronto. 7 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin armën më të fortë.
Në Lindje kryeson Cleveland, ndërsa në konferencën e Perëndimit, vijon të udhëheq Oklahoma, që mundi 115-101 Miami, ndeshje ku u dallua Alexander Shai me 32 pikë.
Fiton edhe skuadra kampione e Boston, që mundi 116-103 San Antonio, sfidë ku dyshja Tatum-Porzingis realizoi 61 pikë.
Zhgënjen skuadra e Lakers, që u mund 131-119 nga Utah Jazz, teksa ylli i kësaj skuadre Markkanen ishte më i dalluari falë 32 pikëve, ndërsa Clippers, falë 25 pikëve të Leonard, mundën 128-114 Memphis.
Skuadra e Dallas arriti ndërkohë një fitore tepër të rëndësishme, teksa mposhti me shifrat 111-107 ndaj Golden State, ndeshje ku Irving ishte lojtari që bëri diferencën për teksanët, pasi arriti të realizonte 42 pikë.