Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme të bëhet pjesë e transformimit të teknologjisë.
Ajo këto komente i bëri në Facebook ku komentoi pjesëmarrjen e saj në samitin për intelegjencën artificiale.
“Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.
Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshëm të jetë pjesë e këtij transformimi!”, shkroi Osmani në Facebook./21Media