“3 muaj pa rroga, 14 muaj pa sigurim shëndetësor! Jemi mbi 50 vjeç, kemi sëmundje”, ankohen punëtorët e NPK “Tetova”

Të punësuarit në NPK “Tetova” thonë se 14 muaj nuk i është paguar sigurimi shëndetësor, ndërkaq, shtojnë se nuk kanë marrë rrogën e janarit dhe të shkurtit, por që ju mungon edhe një rrogë e vitit 2023, përcjell TV21. Të punësuarit thonë se komuna e Tetovës njoftoi se 25 milionë denarë janë lëshuar për rroga dhe kontribute, deri sa pyesin se ku kanë shkuar të njëjtat.

“Sigurim shëndetësor ne nuk kemi afër 14 muaj. ashtu i bie. Prej në dhjetor të 23-shit, deri dhjetor të 24-tës. Vetëm dhjetorin e 24-tës e ka paguar. Dmth 11 andej, edhe tre këndej, 14 muaj bëjnë. Këto numërojnë 190 punëtorë krejt, janë pa rroga, pa sigurime. Ndoshta dikush e merr shoqërisht, në bazë të…mos të hyjmë tash në bazë partiake aso gjërash, se kjo nuk është punë partie, këtu është kolektiv shoqëror. Dmth krejt jemi mbi 50 vjeç, krej jemi me barëra, e gjoja, nuk dimë kujt t’i kthejmë”, tha një punëtor”, tha mes tjerash një i punësuar.

Share link